Aktualitet

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit/ Arrestohet shoferi 34-vjeçar në Tiranë, në pranga edhe 4 të tjerë

11 Gusht 2020, 07:37 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit/ Arrestohet shoferi

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale A.N, i cili aksidentoi për vdekje një person. Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku në rrugën Vorë-Rinas, 34-vjeçari përplasi mjetin e tij me një motor. Si pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit, 50-vjeçari me iniciale H.T.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë: 

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohet 34 vjecari arrestohen 5 persona në tiranë arrestohet 34 vjecari

Sondazh

Poll