Aktualitet

U shkarkua nga KPK për shkak të pasurisë, gjyqtari Nikolli thyen heshtjen: Në mundesh të flasësh me maskarenjtë

11 Gusht 2020, 06:15 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPK për shkak të pasurisë, gjyqtari Nikolli thyen

TIRANË- Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, u shkarkua dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pak orë pas vendimit të KPK-së, Nikolli ka zgjedhur të reagojë me vargjet e Rudyard Kipling.

Në një postim në mediat sociale ai u drejtohet miqve të tij se nuk ka fjalë të tjera, por zgjedh të flasë me poezinë e nobelistit birtanik Kipling. Ndërkohë pas seancës ku u mor vendimin për largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, ai heshti dhe nuk foli as për mediat.

REAGIMI I PLOTË

Në respekt të raporteve sociale që kemi ngritur dhe të kureshtjes pozitive dhe negative të ngritur ndaj gjendjes time të sotme, më lejoni që të komunikoj me ju përmes fjalëve të shumëdëgjuara, por të pavdekshme të nobelistit britanik Rudyard Kipling!

Në mundesh të ruash arsyen/ Kur bota e humbet fillin/ E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh/ Sa here për ty dyshojnë, e s’të përfillin/ Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur/ E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh/ Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur/ Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim/ Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh/ E të trajtosh njëlloj e pa dallim/ Ngadhënjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta/ Në kurthe për trutharët, kopukët do t’i kthejnë,/ Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh/ Me vegla pune që nuk vlejnë!

Në mundesh, fitoret qe ke korrur, t’i flijosh/ Si në kumar, në një të vetme lojë/ Të rrezikosh, të humbësh, e prapë te fillosh/ Dhe humbjet kurrë të mos i zësh me gojë!

Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër/ Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë/ E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,/ Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.

Në mundesh të flasësh me maskarenjtë/ Por nderin tënd ta ruash/ E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon/ Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash/ Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.

Në mundesh të mbushësh ti minutat,/ Aq të rënda, me vepra që peshojnë,/ Dije, dhe mos ki asnjë dyshim/ E jotja do jetë bota me ç’ka brenda/ Dhe burrë do jesh, o biri im….

Ky reagim i Aleks Nikollit vjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën në ngarkim të tij. Në përfundim të hetimit kundër tij, KPK ka vendosur ta shkarkojë. Trupi gjykuesi i përberë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar, zbuluan shkelje probleme të së shkuarës së gjyqtarit. Nikolli njihej dhe si gjyqtari që zbuti dënimin kundër Dritan Dajtin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks nikolli dritan dajti komisioni i pavarur i kualifikimit rudyard kipling aleks nikolli dritan dajti komisioni i pavarur i kualifikimit rudyard kipling

Sondazh

Poll