Aktualitet

Ndoti ajrin me furrën e gëlqeres në Krujë, nisin hetimet për 49-vjeçarin

11 Gusht 2020, 06:46 Nga DOSJA
Ndoti ajrin me furrën e gëlqeres në Krujë, nisin hetimet

KRUJË- Policia e Krujës ka proceduar penalisht 49-vjeçarin me iniciale L.P, pasi akuzohet për ndotje të ajrit. Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari, në vendin e quajtur Krastë nëpërmjet një furre gëlqereje ndote ajrin.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin: L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet 49-vjeçari në krujë procedohet 49-vjeçari në krujë

Sondazh

Poll