Aktualitet

Lajm i mirë për pushuesit, sot mund të bëjnë plazh, reshje shiu do ketë vetëm në veri të vendit (PARASHIKIMI)

11 Gusht 2020, 05:49 Nga DOSJA
Lajm i mirë për pushuesit, sot mund të bëjnë plazh,

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë sërish reshje shiu. Meteoalb parashikon se sot do të ketë shira në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa, në bregdet do të mbizotërojë një mot me diell. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë.

Parashikimi: 

Vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor. Pasditja zhvillon vranësirave në skajin Verior-Verilindor, ku do te ketë reshje te karakterit lokal. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C . Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 – 3 ballë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 11 gusht 2020 moti 11 gusht 2020

Sondazh

Poll