Aktualitet

Tragjedia e la pa banesë, historia e dhimbshme e pedagogut Klement Qerimi që nuk gjeti paqe pas 26-nëntorit, miqtë përlotin

10 Gusht 2020, 19:28 Nga DOSJA
Tragjedia e la pa banesë, historia e dhimbshme e pedagogut Klement Qerimi

TIRANË– Miqtë e pedagogut Klement Qerimi kanë përlotur rrjetin pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit. Përmes statuseve në rrjetet sociale, ata dhanë lajmin e hidhur teksa shkruanin me dhimbje se pedagogu i Universitetit të Politeknikut mbylli sytë mbrëmjen e sotme, vetëm pak orë pasi ishte intubuar, pas infektimi me Covid-19.

Por, fatkeqësisht, Qerimi nuk ia ka dalë mbanë, duke u shuar në moshë të re. fillimisht, lajmin e hidhur e ka dhënë pastori Gentian Dervishaj, dhe statuset e tjera janë pasuar nga rrethi i ngushtë i miqve të profesorit të ndjerë.

Shume te dashur, me shume hidherim jap kete lajm, vellain yne ne Krishtin, profesor dhe pastor Klement Qerimi ka ndruar jete pas intubimit te tij dje ne dark pershkak te covid-19. Neser në 14:00 bëhet ceremonia mortore në sharr! Gjithe Lutjet dhe dhembushuria e Perendise per Anilen dhe dy femijet e tij,”- shkruan Dervishaj.

“Nje mik u mire u nda nga kjo bote. RIP miku im Klement Qerimi. Zoti te pranoje prane tij,”– shkruan një tjetër.

Serisht humbem nje njeri te mire, qe para kohe ju desh te iki ne boten tjeter prej Covid-19 ! U prehte ne paqe Klement Qerimi !Ngushellime familjes dhe shoqerise!”– shkruan dhe një tjetër.

Ndërsa para pak ditësh, i njëjti pastor, lutej që pedagogu Qerimi t’ja dilte mbanë.

Le te lutemi per vellain tone Klement Qerimi. Eshte ne spital qsut me 40 temp dhe bllokim te nje mushkrie,”- shkruante Dervishaj në një tjetër status.

Pedagogu Klement Qerimi ka një histori mjaft të dhimbshme. Pas tërmetit të 26-nëntorit, ai apeloi për ndihmë, pasi i duheshin 4 mijë euro që të operonte syrin e djathtë.  Tragjedia e tërmetit e la pa banesë (pasi jetonte në godinën nr.15 në Qytet Studenti që u shemb), por i ka shkaktuar dëme të mëdha në hundë dhe në sy.

E ndërsa sot, Klement Qerimi u shua pas luftës me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klement qerimi vdes pedagogu klement qerimi klement qerimi vdes pedagogu klement qerimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 15:14

DURRËS –Banorët e një pallati në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë riekspertim të dëmeve në pallatin ...