Aktualitet

EMRI/ U arrestua për grabitje, gjykata në Itali ndryshon masën e sigurisë për shqiptarin, e transferon nga shtëpia në qel

10 Gusht 2020, 17:33 Nga DOSJA
EMRI/ U arrestua për grabitje, gjykata në Itali ndryshon masën e

ITALI-Karabinierët e Notos në Itali kanë ekzekutuar një urdhër-arresti ndaj një shtetasi shqiptar. Sipas mediave italiane, Theodhori Grabova, 27-vjeç ndodhej në arrest shtëpie për grabitje.

Mirëpo Gykata e Raguzës, ndryshoi masën e sigurisë për shqiptarin, duke urdhëruar burgosjen e tij. Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari, është një grabitje e kryer në Modica në vitin 2018.

Menjëherë karabinierët shkuan në banesën e tij, i  vunë prangat dhe më pas e transferuan në burgun “Cavadonna” të Sirakuzës.  Shqiptari tashmë do të qëndrojë në burg, në pritje të përballjes me drejtësinë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 15:14

DURRËS –Banorët e një pallati në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë riekspertim të dëmeve në pallatin ...