Bota

“Botoi artikuj që nxisin urrejtje”, Arrestohet miliarderi i mediave në Hong Kong, akuzohet për bashkëpunim me forcat e h

10 Gusht 2020, 07:39 Nga DOSJA
“Botoi artikuj që nxisin urrejtje”, Arrestohet miliarderi i

HONG KONG– Çështja e tij lidhet me ligjit e sigurisë të vendosur nga Kina në qershor.  Ndërkohë Z. Lai ka qenë një zë i spikatur pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërtheu vitin e kaluar në Hong Kong.

Në shkurt të këtij viti, 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë britanike, u akuzua për kërcënim të paligjshëm. Por ai u lirua me kusht nga policia.

Media shtetërore kineze “Global Times” ditën e sotme e përshkroi zotin Lai si “përkrahës të rebelimit” dhe botimet e tij u quajtën si “nxitje të urrejtjes”, përhapjen e thashethemeve dhe përplasjeve të autoriteteve të Hong Kongut dhe kontinentit për vite me rradhë.

Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e tij si dhe dy drejtuesit e vjetër të Next Digital ishin arrestuar sëbashku me të.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet jimmy lai hong kong arrestohet jimmy lai hong kong

Sondazh

Poll