Aktualitet

Babai i Ditmir Bushatit ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, ish-ministri: Nuk kam fjalë për të përshkruar

9 Gusht 2020, 18:25 Nga DOSJA
Babai i Ditmir Bushatit ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e

TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur babain e tij ditën e sotme. Sulejman Bushati, është ndarë nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Vetë ish-ministri Bushati i ka dhënë lamtumirën të atit, përmes një statusi prekës në rrjetet sociale. Për ish-ministrin, kjo dhimbje nuk ka fjalë për t;u përshkruar, pasi siç shkruan edhe vetë ai, i është shuar drita udhëheqëse. 

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenti ynë!“- shkruan Ish-ministri Bushati. 

Sulejman Hamza Bushati njihej si pjesë e Bushatlinjve prej brezash të tërë, një ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Ai ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.  Më pas, i ndjeri Sulejman Bushati ka qenë edhe sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje.

Babai i ish-ministrit të punëve të jashtme ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë, janë një familje feudale me origjinë shqiptare që njihen në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë. Ajo ka nxjerrë udhëheqës e prinjës të popullit. Burrave të këtij fiti, populli shqiptar u ka kënduar këngë trimërie.

Nga ana e Ditmir Bushatit nuk ka ende një reagim publik në lidhje me humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë. Nuk dihet nëse Sulejmani i ndjerë, vuante nga ndonjë sëmundje që mund t’i ketë sjellë edhe vdekjen. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ditmir bushati sulejman bushati vdes babai i ditmir bushatit ditmir bushati sulejman bushati vdes babai i ditmir bushatit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 17:10

VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me shtatë rastet e reja që janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vlorës. M...