Aktualitet

Dy nga katër të infektuarit e sotëm në Gjirokastër punojnë në një kompani private, qyteti ka gjithsej 31 persona aktivë

9 Gusht 2020, 18:14 Nga DOSJA
Dy nga katër të infektuarit e sotëm në Gjirokastër

GJIROKASTËRDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me katër rastet me Covid-19 që kanë rezultuar sot në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se dy prej këtyre katër rasteve të reja janë punonjës në një kompani në Gjirokastër.

Në të njëjtën kompani, kanë rezultuar të infektuar edhe nëntë persona të tjerë, në ditët e kaluara. Nuk dihet nëse e kanë marrë virusin nga njëri-tjetri apo kanë burime të ndryshme infeksioni. Që nga fillimi i pandemisë, Gjirokastra regjistron 31 të infektuar aktivë.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo. 136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster koronavirusi ne shqiperi gjirokaster koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 17:10

VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me shtatë rastet e reja që janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vlorës. M...