Bota

U infektua para dy javësh/ Ish-kryeparlamentari Krasniqi fiton betejën me virusin vdekjeprurës, rezulton negativ në testin p

9 Gusht 2020, 16:15 Nga DOSJA
U infektua para dy javësh/ Ish-kryeparlamentari Krasniqi fiton betejën

KOSOVË– I infektuar me Covid-19 prej datës 23 korrik, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmin për shërimin nga koronavirusi e ka bërë me dije vet Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar në postimin e tij se ka dalë negativ në testin e koronavirusit, ndërsa ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që e kanë mbështetur në këtë betejë.

Gjithashtu ai ka bërë një falenderim special për punonjësit e shëndetësisë, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Postimi i Plotë i Krasniqit:

Faleminderit të gjithëve!Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz. Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë. I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.Respekt për të gjithë! 

Situata e pandemisë së  koronavirusit nuk është aspak e qetë në Kosovë, ku deri më tani Kosova ka regjistruar 327 viktima, 10.247 persona të sëmurë nga Covid-19, dhe janë shëruar në total 5944 pacientë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jakup krasniqi jakup krasniqi

Sondazh

Poll