Art&Argëtim

Kërkoi nga shoferi serb të dëgjonte muzikë shqiptare, kompania “Uber” i bllokon llogaritë Lorena Halitit, shoferi: Jeni

9 Gusht 2020, 16:41 Nga DOSJA
Kërkoi nga shoferi serb të dëgjonte muzikë shqiptare,

AMERIKE– Modelja shqiptare Lorena Haliti e cila jeton në Amerikë është gjendur në një situatë të pakëndshme përballë kompanisë “Uber”.

Teksa ka qënë duke lëvizur me makinat Uber, modelja i ka kërkuar shoferit të kompanisë t’i lëshojë disa këngë shqipe mirëpo ai i cili rezultoi me origjinë serbe nuk e ka pritur mirë kërkesën e saj.

Ai i ka nisur një ankesë për kompaninë, tek e cila i ka krahasuar shqiptarët me nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK. Shoferi ka shkruar se modelja i kishte kërkuar të lëshonte muzikë të një populli që “ata i ka shkelur dhe masakruar”.

Pas letrës së tij, kompania “Uber” ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në “Uber” dhe “UberEats”. Lorena i ka shkruar kompanisë, duke u shprehur se po mbështesin racizmin etnik dhe po e bllokojnë pa asnjë hetim.

Ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lorena haliti lorena haliti

Sondazh

Poll