Art&Argëtim

“Në verë qëndron e vërteta”/ Pas dobësimit Fifi bën tatuazhin ku shfaqet gota e verës dhe një trëndafil i kuq

9 Gusht 2020, 09:02 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Këngëtarja e njohur Fifi ka bërë një tautuazh të ri dhe nuk ka ngurruar ta tregojë atë në rrjetet sociale. “Tatuazh i ri”, ka shkruar ajo teksa ka publikuar edhe një foto në Instagram.

Por çfarë tatuazhi ka bërë këngëtarja e njohur?

“Në verë qëndron e vërteta”, ka shkruar Fifi mbi trupin e saj, ku shfaqet edhe një gotë verë me një trëndafil në trup. Me siguri ky tatuazh i Fifit do të frymëzojë edhe shumë ndjekës të saj.

Kujtojmë se muajt e fundit ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime. Sakaq, këngëtarja ka humbur edhe shumë kilogramë. Për këtë të fundit ajo është kritikuar shumë nga fansat, të cilëve nuk ka ngurruar t’u kthejë një përgjigje. Ajo ka thënë se rënia në peshë ka ardhur për shkak të probleme shëndetësore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fifi tatuazhi i fifit fifi tatuazhi i fifit

Sondazh

Poll