Art&Argëtim

Zvogëlohet sipërfaqja akullnajore/ Shkëputet ajsbergu nga mali i akullt Milne në Kanada

9 Gusht 2020, 10:20 Nga DOSJA
Zvogëlohet sipërfaqja akullnajore/ Shkëputet ajsbergu nga mali i

KANADA- Shërbimi Kanadez i Akullit, pak ditë më parë njoftoi se është shkëputur ajsbergu nga mali i Milne, i cili ishte i paprekur. Mali i Akullit është në skajin e ishullit Ellesmere, në territorin e paktë të populluar kanadez të Nunavut.

“Qytetet e tëra janë me atë madhësi. Këto janë copa të mëdha akulli”, tha Luke Copland, një glaciolog në Universitetin e Otavës i cili ishte pjesë e ekipit hulumtues që studionte masivin e Akullit Milne.

Tashmë zona e akullit është tkurrur për rreth 80 kilometra katrorë. Madhësia e ajbergut është krahasuar me ishullin e Manhattan në New York i cili mbulon afërsisht 60 kilometra katrorë. Mediat e huaja bëjnë me dije se shkencëtarët thonë se edhe shumë sipërfaqe të tjera, pritet të zhduken brenda 10 viteve të ardhshëm. Ai u shkëput për shkak të temperaturave pasi këtë vit kanë qenë shumë të larta.

Akulli i detit polar arriti masën e tij më të ulët në Korrik. Nxehtësia dhe zjarret e regjistruara që kanë djegur Rusinë Siberiane kanë sjellë pasoja të dëmshme. Sipas ekspertëve, veçanërisht në Arktikun Kanadez këtë vit temperaturat që janë shënuar kanë qenë 5 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete shkeputet ajsbergu shkeputet ajsbergu

Sondazh

Poll