Merr fund misteri! Zbulohet prejardhja e gurëve të famshëm të Stonehenge
9 Gusht 2020, 09:33Nga DOSJA
Më në fund është zbuluar prejardhja e gurëve të famshëm të Stonehenge, siti arkeologjik i ndërtuar rreth 3000 vjet më parë.
Prej më shumë se 4 shekujsh njerëzit janë përpjekur gjejnë prejardhjen e tyre, domethënien, dhe mënyrat e përdorura për zhvendosjen e tyre. Mirëpo misteri i njërit prej gurëve duket se është zgjidhur në bazë të analizave kimike të Sarsen-masivëve gurorë.
Në zbulimin e publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare ‘Science Advances’, thuhet se të paktën 50 prej tyre, nga 52 që janë, kanë prejardhje të njëjtë dhe e kanë origjinën në West Woods, në zonën e Wiltshire, rreth 25 km larg nga siti arkeologjik i periudhës së neolitit, Stonehenge.
Nga analizat me teknika jashtëzakonisht të avancuara, rezulton se këta gurë gjigandë me peshë mesatare 20 ton, kanë përbërje kimike pothuajse të njëjtë, çka të bën të mendosh se janë krijuar bashkë dhe shkëputur nga e njëjta zonë apo masiv shkëmbor.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëmpasi deri më sot mendohej se këta Gurë mbërrinin nga një vend në veri të lumit, në Marlborough Downs. Ndërsa gurët dy gurët të tjerë nuk korrespondojnë me asnjë tjetër deri më sot.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Këngëtarja e njohur Fifi ka bërë një tautuazh të ri dhe nuk ka ngurruar ta tregojë atë në rrjetet sociale. “Tatuazh i ri”, ka shkruar ajo teksa k...
SHQIPËRI- Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha e ka harruar përfundimisht ish-gruan e tij, Nora Istrefi. Prive.al ka arritur të sigurojë një fotografi të R...
DashiSipas Paolo Fox, të dielën mund të ndjeheni shumë të shqetësuar, apo të emocionuar. Duhet pak impulsion në jetë, sepse kjo ju ndihmon të lini zhgënjimet pë...
AMERIKE– Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore- këngëtarja me origjinë shqiptare kryeson në top listat e këngëve latine.“Un Di...
KOSOVE– Një nga risitë e albumit të Dafina Zeqirit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesë...
KOSOVE– Ditë më parë reperi Mozzik lajmëroi se do të shpërndajë 30 mijë CD në 7 qytete të Kosovës falas, për shkak të krizës që ka shkaktuar Covid-19.Autori i h...
SKOCI– Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip kaluan muajt e izolimit në rrezikojnë rezidencën skoceze në Balmoral, e duket se do mbeten të ngujuar dhe p...