Aktualitet

Grabitja në Rinas, pasagjerët: Ishin si komando. Thamë se po bëhej stërvitje

9 Prill 2019, 15:20 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, pasagjerët: Ishin si komando. Thamë se po

TIRANE- Vazhdon të mbajë ndezur opinionin publik supergrabitja që ka ndodhur ditën e sotme në Rinas, ku janë vjedhur plot 10 milionë euro dhe është vrarë një nga grabitësit.

Pasagjerët e avionit të “Austria Airlines”, kanë treguar çfarë kanë parë në momentin që grabitësit kanë hyrë.

Ata kanë thënë se avioni ishte i ndezur dhe se grabitësit dukeshin si komando.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”.-janë shprehur ata.

Udhëtimi i orës 15:30, është shtyrë për shkak të kësaj grabitjeje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmitaret e grabitjes grabitja ne rinas vrasja ne rinas deshmitaret e grabitjes grabitja ne rinas vrasja ne rinas

Sondazh

Poll