Aktualitet

Dasmë në anijen e Rojës Bregdetare, Olta Xhaçka shkarkon shefin e Forcës Detare. Meçollari: Lejen s’e dhashë unë por t

8 Gusht 2020, 13:06 Nga DOSJA
Dasmë në anijen e Rojës Bregdetare, Olta Xhaçka shkarkon

TIRANË- Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra. Sipas informacioneve mësohet se Meçollari do vijojë të jetë në flotën detare, por jo me role drejtuese.

Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së. Ka qenë Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që ka firmosur shkarkimin e Meçollarit dhe delegimin e Begajt në krye të Forcës Detare.

Mësohet se shkak për shkarkimin e Meçollarit është bërë lejimi i celebrimit të një çifti në anijen e rojës bregdetare, ku do zhvillohej dhe dasma. Por mësohet se ceremonia është ndërprerë dhe Meçollari në një reagim për Report TV, shprehet se urdhri për lejimin nuk është dhënë nga ai por nga titullarët në Ministrinë e Mbrotjes në Tiranë.

Më herët Dosja.al raportoi për përgatitjet e ceremonisë në anije, ku ka qenë një qytetar që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar një video.

Përfshirja e Artur Meçollarit në grupi negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë, bëri shumë bujë dy vite më parë. Asokohe, opozita hodhi akuza ndaj Meçollarit, duke thënë se ishte spiun i rusëve dhe kineze. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u thirr nga Komisioni i Sigurisë për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat ndaj Meçollarit. Xhaka u shpreh gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, se nuk ka të dhëna për implikimin e tij në histori spiunazhi.

(A.B./ G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur mecollari bajram begaj dasma ne anijet e ushtrise olta xhacka artur mecollari bajram begaj dasma ne anijet e ushtrise olta xhacka

Sondazh

Poll