Aktualitet

Po ziheshin me fqinjin, 2 vëllezërit në Vlorë nuk i binden Policisë. Plagosin 3 efektivë dhe arrestohen

8 Gusht 2020, 12:55 Nga DOSJA
Po ziheshin me fqinjin, 2 vëllezërit në Vlorë nuk i binden

VLORË– Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot nga Policia në Vlorë. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se 2 vëllezër në fshatin Vranisht kanë kundërshtuar me dhunë 3 efektivë policie.

Sipas bluve të Vlorës, mësohet se M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore plagosen 3 police policia vlore arrestim ne vlore plagosen 3 police policia vlore

Sondazh

Poll