Aktualitet

7 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka rishpërndarë reagimin e SHBA-ve në lidhje me mbështetjen ndaj SPAK. Përmes një statusi në Tëitter, Yuri Kim sqaron se SPAK është krijuar për të dënuar kriminelët e njohur, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

Ndër të tjera, ambasadorja shkruan se rastet e rëndësishme janë përpjekur që të krijojnë konfuzion duke ndikuar tek prokurorët dhe për t’i shpëtuar drejtësisë, por ajo siguron se kjo gjë s;do të ndodhë.

Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të ndikuar, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: SPAK ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur, asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit,”- shkruan ajo.

Më herët Ambasada e SHBA-ve u shpreh se mbështet fuqishëm SPAK dhe bëri thirrje për lënien e prokurorëve jashtë kërcënimeve apo kanosjeve. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll