Politike

SPAK është kërcënuar? Ambasada e SHBA-ve: Mos i kanosni prokurorët! Kim: Kriminelë, do dënoheni, s’i shpëtoni dot drejtësisë me ndikime

  • Kim: Do dënoheni, mos merrni mundimin të ndikoni tek prokurorët
  • Ambasada e SHBA ka kërkuar mbështetjen e policëve dhe prokurorëve, duke bërë thirrje që të hiqet dorë nga kërcënimet ndaj tyre, pavarësisht kush është i pandehur.
    Featured image of article: SPAK është kërcënuar? Ambasada e SHBA-ve: Mos i kanosni prokurorët! Kim: Kriminelë, do dënoheni, s’i shpëtoni dot drejtësisë me ndikime Yuri Kim, Ambasada e SHBA, SPAK dhe Policia e Shtetit

    TIRANË – Ambasada e SHBA ka bërë thirrje për mbështetjen e policëve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme në luftën e tyre kundër krimit. Në reagimin e saj, ambasada kërkon që të hiqet dorë nga çdo formë kërcënimi ndaj policisë dhe prokurorëve, pavarësisht se kush është i pandehur.

    Sipas ambasadës, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë një sistem profesional dhe të paanshëm të drejtësisë.

    Reagimi i plotë

    Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas këtij reagimi, erdhi edhe thirrja e fortë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Përmes rishpërndarjes së reagimit të ambasadës së SHBA-ve, Kim u bëri thirrje të gjithë kriminelëve që të mos bëjnë ndikime apo ‘blerje’, sepse s’i shpëtojnë dot drejtësisë.

    Gjatë javëve të fundit, SPAK ka kryer dy operacione të bujshme. I pari ishte arrestimi i 22 komisionerëve në Durrës, të cilët akuzohen për manipulim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa gjatë kësaj jave, SPAK sekuestroi pasuritë e pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit.

    Gjithashtu me urdhër të SPAK, u sekuestrua sot edhe ish-Hotel Vollga në Durrës, një pjesë e të cilit i përkiste Emiljano Shullazit, i cili ka kaluar në regjimin ’41 bis’.

    (g.sh;f.m/dosja.al)

    Shto Koment