Aktualitet

Aksident në rrugën e Rinasit, mjetet përplasen kokë më kokë, plagosen dy drejtueset

7 Gusht 2020, 15:18 Nga DOSJA
Aksident në rrugën e Rinasit, mjetet përplasen kokë më

TIRANË– Dy persona, drejtuese mjetesh janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se në rrugën e Rinasit mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në rrugën e rinasit aksident në rrugën e rinasit

Sondazh

Poll