Aktualitet

EMRI/ Përplasen dy motorët që po bënin gara në Peqin, vdes në vend 49-vjeçari, një tjetër plagoset rëndë

7 Gusht 2020, 14:41 Nga DOSJA
EMRI/ Përplasen dy motorët që po bënin gara në Peqin,

PEQIN– Një 40-vjeçar i identifikuar si Shefit Shabani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Peqin.

Mësohet se Shabani, po udhëtonte me një motor, në momentin që është përplasur me një tjetër motor. Të dy drejtuesit donin të provonin se cili prej motorëve ecte më shpejt, por gara përfundoi me një viktimë.

40-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër është plagosur rëndë. Aktualisht, ai ndodhet në spital, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne peqin ilirian shabani peqin aksident ne peqin ilirian shabani peqin

Sondazh

Poll