Politike

Sekuestrimi i drogës në Bllatë, ish-deputeti i PD akuza Policisë: Donte të fshihte ngjarjen, reagoi pasi u bë publike nga

7 Gusht 2020, 07:23 Nga DOSJA
Sekuestrimi i drogës në Bllatë, ish-deputeti i PD akuza

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi, shkruan se janë konfirmuar denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës. Në një postim në mediat sociale, Gjunkshi shkruan se dje në doganën e Bllatës u kap një sasi kanabisi në mëngjes, por Policia e konfirmoi në darkë pasi mediat e kishin bërë publike.

Ai po ashtu hedh dyshime se ndoshta Policia ka dashur të fshehë kapjen e drogës dhe të ulte sasinë e kapur, dhe shton se ka fshehur zbulimin e një parcele me 300 rrënjë kanabisi. “A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë? Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve!”, përfundon ai.

REAGIMI I PLOTË

Konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës që po gëlon në të gjitha anët nga deti e nga toka …! Ditën e djeshme u kap në doganën e Bllatës një sasi prej 370 kg kanabisi, por edhe pse u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë vetë pasi e bënë publike mediat. Kuptohet pritën të bëhen të gjallë pronarët, se si gjithmonë shoferi do e pësonte!

Si gjithmonë policia “ndoshta” deshi ta fshehte ngjarjen apo të ulte kilogramët… …ashtu siç fshehu parcelën me rreth 300 rrënjë kanabis që u gjet në zabelet (kodrat) e Staravecit! …ashtu siç po lejojnë parcelat në malet e Selishtës. …ashtu siç po fshehin parcelat përgjatë luginës së Drinit nga Luznia , Çetushi , Muhurri, Fushë Alia e Zall Dardha. A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë? Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve!

Një ditë më parë në doganën e Bllatës u kap një sasi kanabisi. Policia në një njoftim për mediat bëri me dije se në pranga ra 26-vjeçari Florian Alimani, i cili u kap duke transportuar 370 kg kanabis. Lëndën narkotike, ai e kishte fshehur në brendësi të një kamionçine tip ‘Benz’. Ai u ndalua në vijën e dytë në dalje nga Shqipëria. Ndërkohë po vijojnë hetimet, për të zbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike droge ne doganen e bllates xhemal gjuknshi droge ne doganen e bllates xhemal gjuknshi

Sondazh

Poll

Politike 6 Gusht 2020, 08:48

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Meta ka zgje...