Politike

S’dëgjojnë më as Pëllumb Piperon, familjarët e të prekurve me COVID-19 ‘kapen’ me mjekun. Reagon ashpër preside

6 Gusht 2020, 12:28 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë disa foto të familjarëve të personave të prekur nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se pamjet janë shqetësuese dhe kërkojnë reflektim të menjëherëshëm nga instancat përkatëse.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm,”-shkruan Meta. 

Në foto duket qartë mjeku Pëllumb Pipero, i cili ka dalë jashtë për të komunikuar me të gjithë të afërmit e të shtruarve, ndërkohë që ata qëndrojnë në distancë disa metra larg tij. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero ilir meta koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Politike 6 Gusht 2020, 08:48

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Meta ka zgje...

Politike 5 Gusht 2020, 18:02

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situtatën e COVID-19 dhe bën thirrje për reflektim nga qeveria dhe qytetare. Meta shprehet se siuata po për...