Politike

“Rama do ndajë Shqipërinë në 4 vilajete”, Braçe i përgjigjet opozitës: Paranoja të ca humbësve, rajonet kan

6 Gusht 2020, 17:49 Nga DOSJA
“Rama do ndajë Shqipërinë në 4 vilajete”,

TIRANË-Zv.kryeministri Erion Braçe, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin. Në një intervistë për “A2 Cnn”, Braçe shprehet, se 4 rajonet e përmendur nga opozita kanë 5-6 vite që janë funksionalë.

Më tej ai shton, se ky projektligj nuk u merr asnjë qindarkë bashkive, por u jep.

Këto rajone për të cilat flasin ata dhe që iu referoheni ju kanë nja 5 a 6 vite që janë funksionalë, si rajone zhvillimi ku adresohen politikat e qeverisë. Nuk dua asnjë qindarkë, dhe ky projektligj nuk merr asnjë qindarkë të bashkive, nuk merr asnjë qindarkë të këshillit të qarkut. Përkundrazi, jep”, është shprehur Braçe.

Ndër të tjera, numri 2 i qeverisë, ka shtuar se kompetencat e bashkive nuk do të preket nga ky ligj. Njëkohësisht ai ka zbuluar, se ligji është hartuar me ndihmën e qeverisë zvicerane dhe austriake.

Ky ligj, të cilit iu referuan dje të marrët si një instrument që do të zhvat fondet e Bashkimit Europian, që iu merr kompetencat bashkive, këshillave të qarqeve, nuk është hartuar nga unë, as nga dikush tjetër këtu në Këshillin e Ministrave. Ky ligj është hartuar me ndihmën e qeverisë zvicerane e austriake”, vijoi Braçe.

Ndërkohë pretendimet e opozitës, se me këtë ligj kryeministri Rama kërkon t’i marrë kompetencat pushtetit lokal, Braçe i ka quajtur ‘paranoja të ca humbësve’.

Ditën e djeshme, PD dhe LSI denoncuan ndryshimet në ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërisë në 4 rajone të mëdha, të cilët i përgjigjen kryeministrit. Opozita e bashkuar, tha se ky ligj kishte kaluar më 30 korrik në parlament, në momentin kur të gjithë sytë dhe veshët ishin nga ndryshimet kushtetuese. Dhurata Çupi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI, thanë se ndryshimet në ligj dobësojnë pushtetin lokal dhe rrisin fuqinë e pushtetit qëndror.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace ndryshimi i ligjit per zhvillimin rajonal opozita erion brace ndryshimi i ligjit per zhvillimin rajonal opozita

Sondazh

Poll

Politike 6 Gusht 2020, 08:48

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Meta ka zgje...

Politike 5 Gusht 2020, 18:02

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situtatën e COVID-19 dhe bën thirrje për reflektim nga qeveria dhe qytetare. Meta shprehet se siuata po për...