TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka zgjedhur të publikojë disa rreshta nga letra që shkrimtari Ismail Kadare i drejtonte Mbretëreshës më 12 mars 2002. Ndër të tjera thuhet: “Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.
Postimi i plotë:
Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”. Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj. Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”. Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka falenderuar Zotin që më në fund, pas disa ditësh të tëra që Shqipëria ishte nën pushtetin e flakëve, zj...
Politike 5 Gusht 2020, 18:02
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situtatën e COVID-19 dhe bën thirrje për reflektim nga qeveria dhe qytetare. Meta shprehet se siuata po për...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot 4 dekrete, duke shpallur 4 ligje. Në një njoftim të bërë nga Presidenca, mësohet se Meta ka dekretuar ndryshim...
TIRANË -Anëtarja e Task-Forcës anti-covid të ngritur nga opozita, Liljana Shyqyriu ka denoncuar numrin e ulët të tamponëve të kryer nga autoritetet shëndet...
TIRANË- Tenderi i fundit i uniformave të Policisë së Shtetit ka zbuluar një skemë të mirëfilltë përfitimi të parave publike me gara fiktive mes kompanive. ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet e tij verore, edhe pse sapo ka humbur nënën e tij. Lapsi.al shkruan se kryeministri Rama ndodhet në vilën q...
MALËSI E MADHE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në Malësinë e Madhe, ku edhe ka takuar lahutistin virtuoz Jonuz De...
TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar sot se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe k...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, (analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19). Ish-dep...
TIRANË- Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve foli në studion e “ABC News” për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.Gjatë inte...