Bota

Tragjike në SHBA/ Reperi amerikan ekzekutohet në mes të Çikagos, në gjendje të rëndë për jetën dy shokët e tij

6 Gusht 2020, 12:04 Nga DOSJA
Tragjike në SHBA/ Reperi amerikan ekzekutohet në mes të

ÇIKAGO- Reperi i njohur amerikan,  Carlton D. Weekly ose siç njihet ndryshe me ermin  FBG Duck, është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mediat e huaja kanë raportuar se reperi 26-vjeçar kishte dalë për të bërë pazar së bashku me dy miqtë  e tij ku përpara tyre ndaluan dy makina prej të cilave dolën 4 persona dhe më pas kanë qëlluar mbi të rinjtë.

Mësohet se dy shokët e tij përkatësisht e tij 36 dhe 26 vjeç  janë në gjendje të rëndë ndërsa reperi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Ende nuk dihet se përse ka ndodhur ngjarja e rëndë por ndërkohë mediat e huaja raportojnë se Weekly kishte pasur konflikte të vazhdueshme me reperë të tjerë në Çikago, që kishin lidhje me banda rivale. Mësohet se ai ishte përfshirë edhe më parë në incidente të ngjashme,  madje në  vitin 2018 është goditur me thikë nga e dashura e tij.

Burimi:.dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdes carlton d. weekly vdes carlton d. weekly

Sondazh

Poll