Bota

Koronavirusi në Kosovë/ Ministria e Arsimit anulon testin e klasave të nënta

6 Gusht 2020, 11:20 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ Ministria e Arsimit anulon testin e klasave

KOSOVË– Shpërthimi i virusit Corona në Republikën e Kosovës ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë sektorë. Por ndërkohë që shkollat në vend janë mbyllur prej muajit mars, ditën e sotme Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për anulimin e provimeve të klasave të nënta për vitin shkollor 2019-2020.

Ndërkohë në vendimin zyrtar të Ministrisë është bërë me dije se arsyeja është situata e COVID-19 në vend dhe ruajtja e shëndetit të të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe të gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.”– raporton Ministria e Arsimit.

Ndërkohë çdo ditë e më tepër bilanci i COVID-19 rëndohet në Kosovë. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën 15 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 218 raste të reja. Në total që nga fillimi i pandemisë rezultojnë 9.492 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll