Bota

Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez, shkon në 137 numri i viktimave në Bejrut

6 Gusht 2020, 11:28 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez, shkon në 137 numri i

LIBAN– Kanë kaluar dy ditë që prej shpërthimit masiv në kryeqytetin libanez, ndërkohë që numri i viktimave vijon të rritet orë pas ore. Mësohet se deri më tani numri i viktima për shkak të shpërthimit tragjik në Bejrut ka arritur në 137,  ndërsa raportohet për më shumë se 5 mijë banorë të plagosur.

Ky lajm është bërë me dije nga ushtria libaneze, e cila është e përfshirë në hetimet dhe kontrollin e vendit që prej ditës së parë të shpërthimit tragjik.

Mirpo shpërthimi ishte ishte teje i fortë sa rrafshoi një qytet, ku një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha se dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur. “Ky numër nuk është përfundimtar.”-tha ai.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 137 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll