Aktualitet

Kompania private lë Unazën e Re pa energji, OSHEE: Po bëheshin punime për ujësjellësin, situata do normalizohet shpejt

5 Gusht 2020, 17:37 Nga DOSJA
Kompania private lë Unazën e Re pa energji, OSHEE: Po bëheshin

TIRANË- Një pjesë e Unazës së Re në Tiranë, prej më shumë se një orë është pa energji elektrike. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, bëhet me dije se është dëmtuar rrjeti i energjisë nga një kompani private, e cila po punonte për ligjin e ujësjellësit.

Më tej njoftohet se po punohet për normalizimin e situatës dhe grupet e punës ndodhen në terren.

“#Njoftim ? Dëmtim rrjeti 20kV️ Një pjesë e Unazës së Re është aktualisht pa energji ️ si pasojë e dëmtimit të rrjetit 20kV (Nst Kashar) nga subjekti privat “4AM”, i cili po punonte për ujësjellës-kanalizime. ? Brigada e OSSH Tirana1 ndodhet në terren dhe po mer masa për normalizimin sa më të shpejtë të situatës?”, shkruan OSHEE.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oshee tiranes unaza e re pa drita oshee tiranes unaza e re pa drita

Sondazh

Poll