Aktualitet

Autoritetet po përgatisnin ekstradimin, shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak, kapet me kokainë dhe 40 mijë euro

5 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Autoritetet po përgatisnin ekstradimin, shqiptari në Itali thyen

ITALI-Karabinierët e San Dona di Piave në Itali kanë arrestuar 25-vjeçarin shqiptar D.X., për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndërsa e dashura e tij, një 19-veçare shqiptare me iniciale H.N., po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas mediave italiane, ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arrest europian dhe ai duhej të qëndronte në “arrest shtëpiak”, në pritje të ekstradimit. Mbrëmjen e 4 gushtit ai theu ‘arrestin shtëpiak’, teksa u kap nga policia brenda një mjeti tip “Volksëagen”, së bashku me të dashurën e tij.

Nga kontrolli trupor, atyre iu gjetën 50 gr kokainë dhe 3 gr marijuanë, të fshehura brenda çantës së 19-vjeçares, si dhe 38 mijë euro, të cilat ishin siguruar nga shitja e lëndës narkotike.  Më pas në banesën e tyre në një dollap, policia gjeti 2 kg hashash e ndarë në 4 pako, një peshore elektronike dhe një celular, të cilat u sekuestruan.

Pas arrestimi, shqiptari u dërgua në burgun “Santa Maria Maggiore” në Venezia.

Marrë dhe përshtatur nga Notizieplus.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari ne itali kapet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll