Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor nga Gjirokastra, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë

5 Gusht 2020, 17:26 Nga DOSJA
Zhduket 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor nga

GJIROKASTËR– Një 42-vjeçar i identifikuar si Gentian Vreka, banues në Gjirokastër ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mësohet se familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe kërkojnë që kushdo që mund ta ketë parë të afërmin e tyre të lajmërojë dhe të ndihmojë në kthimin e 42-vjeçarit pranë gjirit të familjes.

Vreka është me origjinë nga Tepelena, por banon në Gjirokastër bashkë me familjen e tij.

Për herë të fundit, ai është parë në lagjen 18 Shtatori në afërsi ‘të katrorit’ pranë një kopshti fëmijësh në Gjirokastër.

Pavarësisht kërkimeve, ende nuk ka një gjurme të tij. gjithashtu mësohet se Gentian Vreka është një person me probleme të shëndetit mendor.

Ditën e sotme është raportuar edge për një tjetër të zhdukur. 11-vjeçari i identifikuar si Roid Dalipi po kërkohet dëshpërimisht nga familja e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian vreka zhduket gentian vreka gentian vreka zhduket gentian vreka

Sondazh

Poll