Sport

Ish-mbrojtësi, Costacurta: Ibrahimovic është emri i suksesit të Milanit  

3 Gusht 2020, 17:32 Nga DOSJA
Ish-mbrojtësi, Costacurta: Ibrahimovic është emri i suksesit

ITALI-Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, në një intervistë për mediat italiane deklaron se është shumë i lumtur për ecurinë e kuqezinjve këtë sezon. Sipas tij  kjo ecuri e ka emrin Zlatan Ibrahimovic. Djajtë e italisë që pas hapjes së kampionateve në qershor nuk kanë humbur asnjë ndeshje, por ish-mbrojtësi milanez thotë se ndryshimi në ekip ka ardhur me ardhjen e Ibras në janar.

“Jam shumë optimist. Lojtarët tashmë e kanë kuptuar filozofinë e Piolit dhe ecuria e tyre është thjesht fantastike. Përpara se të vinte Ibra, Pioli po luante me ritmin e Giampaolit, ndërsa tani e ka dyfishuar atë”Për mua është më shumë një Milan para dhe pas Ibrahimovicit, sesa një Milan para dhe pas pandemisë së Coronavirusit”, mbyll Costacurta.

Milani këtë sezon e mbylli në vendin e gjashtë te Serie A, ndërsa zuri edhe një vend për në Europa League.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-mbrojtesi i milanit zlatan ibrahimovic ish-mbrojtesi i milanit zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll