Bota

Lëvizja ‘Umbrella’ e Hong Kongut: Nëntë të dënuar për protesta

9 Prill 2019, 09:35 Nga DOSJA
Lëvizja ‘Umbrella’ e Hong Kongut: Nëntë të

Nëntë aktivistë pro-demokratikë janë dënuar mbi udhëheqjen e lëvizjes ‘Umbrella’ në vitin 2014, në një vendim polemik që ka nxitur alarm për të përmirësuar lirinë politike të qytetit.

Udhëheqësit e protestës njihen si personazhë publikë, duke përfshirë profesorin e socilogjisë Chan Kin-Man, profesorin e ligjit Benny Tai dhe ministrin Chu Yiu-Ming. Ata u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 7 vite burg për prishje të qetësisë publike.

Tre njerëzit e përmendur më lart u përballën me akuzën e komplotit për të shkaktuar telashe publike, dhe nxitje të personave të  tretë për t’u përfshirë në këtë ‘zhurmë’.

Prokurorët argumentuan se protestat, të cilat mbyllën disa pjesë të qytetit për gati tre muaj, duke bërë thirrje për të drejtat e banorëve të Hong Kongut për të zgjedhur udhëheqësin e tyre, kishin shkaktuar “ndërhyrje të paarsyeshme” ndaj rendit publik.

Por, një grup njerëzish janë mbledhur përpara gjykatës për të kundërshtuar këtë vendim, i cili është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut. Të shtunën, më shumë se 200 mbështetës u mblodhën për të protestuar këtë vendim.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 9 të dënuar aktivistë hong kong prishje e qetësisë publike protesta 9 të dënuar aktivistë hong kong prishje e qetësisë publike protesta

Sondazh

Poll