Bota

Zgjedhje në Veri/ Thirrja e Haradinajt: Dilni votoni masivisht

8 Prill 2019, 14:53 Nga DOSJA
Zgjedhje në Veri/ Thirrja e Haradinajt: Dilni votoni masivisht

KOSOVËPas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat e Veriut nga presidenti Thaçi, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi  në “Facebook”, Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij pas shpalljes të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Kryeministri Haradinaj thekson se partitë politikë në veri duhet të hyjnë në zgjedhje, teksa shton se qytetarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje.

Statusi i plotë i Ramush Haradinaj:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zgjedhje te jashtezakonshme ne kosove ramush haradinaj zgjedhje te jashtezakonshme ne kosove

Sondazh

Poll