Bota

Ministri serb nuk përmban diskriminimin: Shqiptarët, terroristë. Masakra e Reçakut, trillim. Vranë shtëpiakë serbë…

9 Prill 2019, 08:56 Nga DOSJA
Ministri serb nuk përmban diskriminimin: Shqiptarët, terroristë.

BEOGRAD-Ministri serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskriminuese për shqiptarët.

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-, Teodosijevic i ka quajtur shqiptarët terroristë dhe ka thënë se Masakra e Reçakut, e 15 janarit 1999, ku u vranë në mënyrë çnjerëzore 45 shqiptarë, është trillim.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

Deklaratën e siguruar nga Indeksonline, mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni genocidi serb ne kosove ivan teodosijevic masakra e recakut genocidi serb ne kosove ivan teodosijevic masakra e recakut

Sondazh

Poll