Bota

Arrestohet dhëndri pasi i kafshoi veshin të ftuarit gjatë dasmës

8 Prill 2019, 20:34 Nga DOSJA
Arrestohet dhëndri pasi i kafshoi veshin të ftuarit gjatë

Një dhëndër është burgosur pasi kafshoi dhe këputi një pjesë të veshit të një të ftuari në dasmën e tij gjatë një sherri.

James Langdon, 26 vjeç, ishte i zemëruar kur u përfshi në një përleshje, duke bërtitur: “Është dasma ime”.

Ai kafshoi veshin e djathtë të Jason Lewis aq shumë sa që një pjesë e saj u shkëput duke e lënë atë me lëndime të përhershme, raporton Wales Online.

Pas kësaj, babi i Langdon i ofroi viktimës të paguante për operacionin për rindërtimin e veshit nëse nuk i tregonte policisë që kush e plagosi, u than ë gjykatën e Cardiff Crown.

Prokurorja Janet McDonald, tha se incidenti ndodhi më 31 mars të vitit të kaluar, gjatë ditës së dasmës të pandehurit në Vale të Glamorgan.

Gjykata dëgjoi rreth 150 të ftuar që morën pjesë në mbrëmje duke përfshirë Lewis, i cili ishte atje me partnerin e tij.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cardiff wales dhendri james langdon kafshon veshin prokurorja janet mcdonald cardiff wales dhendri james langdon kafshon veshin prokurorja janet mcdonald

Sondazh

Poll