Aktualitet

Protesta në Shkodër, Gjirokastër, Korçë e Peshkopi kundër qeverisë: Të rrëzojmë Ramën (VIDEOT)

9 Shkurt 2019, 11:01 Nga DOSJA
Protesta në Shkodër, Gjirokastër, Korçë e Peshkopi

Qytetarët e Shkodrës, Korçës, Peshkopisë dhe Gjirokastrës kanë dalë sot në protestë kundër qeverisë Rama duke i paraprirë asaj të 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë. 

Të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike, qindra qytetarë të Shkodrës kanë marshuar në rrugët e qytetit dhe janë ndalur përballë Prefekturës duke protestar për shqetësimet e tyre. Ata u shprehën  të pakënaqur nga qeveria për shkak të taksave të larta, mungesës së vendeve të punës dhe pasigurisë.

Në protestën e tyre banorët e Peshkopisë e vunë theksin te sistemi shëndetësor.  

“Materniteti i Peshkopisë ka vetëm një mjek gjinekolog. Nuk kemi anestezist, duhet të shkojnë gratë t’i bëjnë lindjet në Tiranë”, u shpreh një qytetar në Peshkopi. 

Protesta u zhvilluan edhe në Korçë dhe Gjirokastër ku qindra qytetarë njëzëri u shprehën se qarqet e tyre janë harruar nga qeveria Rama.

Ta rrëzojmë Ramën që të shpëtojmë nga ai. Poshtë qeveria Rama”, u shpreh një qytetare në Korçë. Po kështu banorët e zonës së Devollit dhe fshatrave të Korçës kanë pakënaqësi edhe për politikat në bujqësi duke pretenduar se qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensioni.  Ndërkohë në qytet duke zhvilluar takime është vetë kryeministri Rama. (Lexo këtu)

Në qarkun e Gjirokastrës, qytetarët kanë dalë në rrugë me pankartat: Mjekë dhe infermierë largohen; Biznesi i vogël drejt falimentimit; Braktisje e qarkut të Gjirokastrës dhe Stop largimeve masive nga qarku.

Nga Mirdita, kreu i PD-së Lulzim Basha iu bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit pasi sipas tij duhet të rrëzohet ky sistem i kalbur. (Lexo këtu) Thirrje të cilat u përsëritën edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Korçë. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Protesta në Peshkopi

Protesta në Shkodër

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjirokaster korce lulzim basha monika kryemadhi peshkopi protesta e 16 shkurtit protesta e opozites shkoder edi rama gjirokaster korce lulzim basha monika kryemadhi peshkopi protesta e 16 shkurtit protesta e opozites shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 11:10

Ata ishin tre…

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të s...