Aktualitet

Përdhunuan minorenen, Gjykata në Kosovë cakton 30 ditë burg policin dhe mësuesin

9 Shkurt 2019, 14:45 Nga DOSJA
Përdhunuan minorenen, Gjykata në Kosovë cakton 30 ditë burg

KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka dhënë masën ’30 ditë burg’ për mësuesin dhe policin, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me minorenen në Drenas.

Sa i përket gjinekologut të klinikës, ku vajza kreu abortin, Gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Vajza është abuzuar prej dy vitesh nga profesori i saj i informatikës, Shkëlzen Xhekaj. E paraqitur në komisariatin e Drenasit në Kosovë për të bërë denoncimin, e mitura është dhunuar edhe nga polici i identifikuar si Vesel Veseli. Ajo ka abortuar dy here rrjesht për një vit që ka pasur marrëdhënie me oficerin e policisë.  (Lexo këtu)  Rasti i saj zgjoi indinjata në Kosovë, ku qytetarë të thjeshtë dhe figura publike protestuan në disa qytetet të Kosovës. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e prishtines kosove perdhunimi i 16 vjecares ne drenas perdhunimi ne drenas shkelzen xhekaj vesel veseli gjykata e prishtines kosove perdhunimi i 16 vjecares ne drenas perdhunimi ne drenas shkelzen xhekaj vesel veseli

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 11:10

Ata ishin tre…

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të s...