Adriana Matoshi vlerësohet me çmimin prestigjioz në festivalin ndërkombëtar të filmit në Brazil
4 Gusht 2020, 18:30Nga DOSJA
KOSOVE– Adriana Matoshi, aktorja e njohur shqiptare ka marrë një tjetër çmim ndërkombëtar për rolin e saj në filmin më të ri “Zana”.
Aktorja ka arritur të marrë çmimin si aktorja më e mirë në festivalin “Fantaspoa” në Brazil.
Lajmin e ka bërë me dije regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati përmes një postimi në rrjete sociale, e cila uron aktoren për këtë arritje.
“Shumë urime Adriana për çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e filmit fantastik Fantaspoa në Brazil. Adriana Matoshi fiton çmimin si artisja më e mirë në festivalin ndërkombëtar “Fantaspoa” me rolin e Lumes në “Zana”. Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike. Jam me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar Kastrati.
Filmi “Zana” nga Antoneta Kastrati u përzgjodh pak kohë më parë si një ndër dhjetë filmat evropianë nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit “Europe! Voices of Women in Film” në Sidney.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AMERIKE– Bebe Rexha nuk duket se po kalon periudhën e saj më të mirë. Teksa ndodhet e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, këngëtarja me origjinë...
TIRANË- Vezirët po zgjoheshin njëri pas tjetrit. Meqenëse asnjëherë nuk ishin gdhirë aq pranë (shatorrja e ministrit të Luftës ishte pothuaj ngjitur me at...
KUVAJT- Edhe pse mund të duket e pabesueshme ka ndodhur. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan, kjo sepse burri i saj i ri e quaj...
ITALI- Reshje dëbore me trashësi 25 centimetra kanë mbuluar rajonin që ndodhet në veri të Italisë, në kufi me Zvicrën në një lartësi mbidetare 2 mijë e 757 metr...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ditën e djeshme në njoftim të postuar në faqen zyrtare në lidhje me pandeminë e Covid-19 ka bë...
ATHINË – Pamje të mrekullueshme janë publikuar nga mediat e huaja ku shihet se Hëna e plotë ngrihet pas kolonave të tempullit të lashtë të Poseidonit në Ca...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i preku të gjithë me postimin që bëri për të ëmën një ditë pas vdekjes së saj. Moderatorja Arbana Osmani tha që ky ishte dedi...
Shqipëri-Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, pas publikimit të këngës ‘Break Down’ në bashkëpunim me Don Xhonin, po shijon disa ditë pushimi në breg të detit.Ndër...