Art&Argëtim

Martesa më e shkurtër në Histori! Çifti divorcohet brenda 3 minutash, arsyeja do ju habis

4 Gusht 2020, 12:45 Nga DOSJA
Martesa më e shkurtër në Histori! Çifti divorcohet brenda

KUVAJT- Edhe pse mund të duket e pabesueshme ka ndodhur. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan, kjo sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve.

Mësohet se gruaja u mërzit aq shumë saqë i ka dhënë fund ditës më të bukur të jetës së saj brenda pak minutave. Ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.

Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha divorcin në të njëjtën gjykatë. Mediat raportojnë se martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori dhe kjo ka ndodhur vetëm për një fjalë.

Por martesa e çiftit ka marrë vëmendjen e gjithë botës ku shumë komentues në rrjetet sociale e kanë uruar nusen për trimërinë e saj dhe për respektin ndaj vetes.

Burimi:shortlist

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete divorcohet brenda 3 minutash cifti ne kuvajt divorcohet brenda 3 minutash cifti ne kuvajt

Sondazh

Poll