Bota

Mashtrimi 25 mijë euro/ Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin deputetin kosovar (EMRI)

4 Gusht 2020, 13:52 Nga DOSJA
Mashtrimi 25 mijë euro/ Gjykata lëshon urdhër-arrest për

PRISHTINË– Ditën e sotme Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, të një vlere mbi 25 mijë euro.

Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Ndërsa ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg.”- ka thënë Gashi në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Në bazë të vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro. Arifi nga është deputet në Kuvendin e Kosovës Partia e Ashkalive për Integrim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni etem arifi mirlinda gashi etem arifi mirlinda gashi

Sondazh

Poll