Bota

Akuzat ndaj qeverisë kineze/ Mbështetja e OBSH-së: COVID-19 mund të mos e ketë origjinën në Wuhan

4 Gusht 2020, 13:36 Nga DOSJA
Akuzat ndaj qeverisë kineze/ Mbështetja e OBSH-së: COVID-19 mund

GJENEVË– Prej muajit janar kur u përhap  Covid-19 në Kinë,  shumë shtete nisën akuzat se për këtë virus që po “gjunjëzon” botën është përgjegjëse qeveria kineze.

Me në krye Presidentin amerikan Donald Trump dhe shumë shtete të tjera akuzuan Kinën se ka krijuar qëllimisht virusin në laborator. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbështet Kinën duke deklaruar se koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan.

Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje.”- është shprehur eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.

Kjo deklaratë erdhi pak pasi një ekip i OBSH-së që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19.

“Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri.”- u shpreh ai.

OBSH  përsëriti thirrjen për zbatimin rigoroz ta masave të tilla si mbajtja e maskës, distancimi social e larja e duarve. Sipas Organizatës niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%.

Burimi: CGTN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë mike ryan wuhan koronavirusi në kinë mike ryan wuhan

Sondazh

Poll