Bota

Për t’iu shpëtuar hetimeve për korrupsion, ish-Mbreti i Spanjës largohet nga vendi

3 Gusht 2020, 18:00 Nga DOSJA
Për t’iu shpëtuar hetimeve për korrupsion, ish-Mbreti i

SPANJE– Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i dyshuar për korrupsion, do të largohet nga Spanja. Lajmi u bë me dije nga Oborri Mbretëror spanjoll, për mediat.

Në një letër drejtuar djalit të tij, Mbretit Felipe VI, ish mbreti ka njoftuar vendimin e tij.

“I udhëhequr nga bindja për të sjellë më të mirën për spanjollët, institucionet e saj dhe për ty si Mbret, po të informoj mbi vendimin që kam marrë për t’u larguar jashtë Spanjës”, thotë ish-Mbreti në një letër të postuar në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore.

Ish-mbreti spanjoll është nën hetim për korrupsion, pasi një gazetë raportoi se kishte përfituar një shumë prej disa miliona eurosh nga Arabia Saudite.

82-vjeçari hoqi dorë nga froni në vitin 2014 pas një sërë skandalesh. Djali i tij, Mbreti Filipe VI ka qenë së fundmi nën presion për të adresuar akuzat e korrupsionit që rëndonin mbi ish-Mbretin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ish mbreti i spanjes juan carlos largim ish mbreti i spanjes juan carlos largim

Sondazh

Poll