Art&Argëtim

Ellen Degeneres i ka ditët e numëruara në emision! Pas skandalit të keqtrajtimeve, ky moderator i njohur mund ta zëvendëso

3 Gusht 2020, 17:34 Nga DOSJA
Ellen Degeneres i ka ditët e numëruara në emision! Pas skandalit

AMERIKE- Ellen Degeneres duket se shumë shpejt do të shohë pasojat e para të të gjitha akuzave të bëra nga punonjësit e saj për keqtrajtim. Pak ditë më parë, vetë Ellen u shkroi një letër punonjësve të saj ku shprehej se ndihej e zhgënjyer dhe se do ndërmerreshin veprime për të rregulluar situatën.

Burime pranë “The Sun” janë shprehur se ekziston mundësia që Ellen të zëvëndësohet nga moderatori dhe aktori i njohur, James Cordon. Thuhet se 41 vjeçari shihej si pasardhësi i Ellen që para se të dilte në dritë skandali.

Zëvëndësimi i Ellen gjithmonë do të ishte një sfidë e vështirë, por ai është i lindur për këtë dhe një tranzicion i lehtë. Skandali ka përshpejtuar gjithçka dhe i ka bërë të gjithë ta shohin të ardhmen si sot. James dhe skuadra e tij kanë qenë sukses në TV modern, duke kthyer një program thuajse të vdekur në një format me audiencë të jashtëzakonshme globale. Në 5 vite ai kaloi nga i panjohur në yll “A-list” dhe kreativ.”– është shprehur burimi për The Sun.

Paul Telegdy është pjesë e skuadrës ekzekutive përgjegjëse për vendimet që do merren, dhe ai është një fans i madh i James dhe e ka pasur prej kohësh në krye të listës së njerëzve të talentuar që mund të zëvëndësonin Ellen, ndaj na duhet të presim nëse ky vendim do merret apo janë thjesht aludime.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres james gordon prezantues ellen degeneres james gordon prezantues

Sondazh

Poll