Art&Argëtim

Duke mbajtur distancë sociale mes tyre, fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku humbi jetën

3 Gusht 2020, 16:57 Nga DOSJA
Duke mbajtur distancë sociale mes tyre, fansat nderojnë Naya Rivera

AMERIKE– Aktorja Naya Rivera humbi jetën një muaj më parë teksa po mundohej të shpëtonte djalin e saj i cili kishte rënë në liqen.
Natën e së shtunës dhjetra fansa të saj u mblodhën në Liqenin Piru, vendin ku e ndjera humbi jetën.

Ngjarja e organizuar nga fansat e saj në Twitter ‘N Naya Army’ u mbajt në një pamje mbi liqenin Piru jashtë Los Angeles, e cila ishte zbukuruar me fotografi të aktores 33-vjeçare dhe me kujtimeve të vogla.

Ky përkujtim u ofroi fansave një shans për ti thënë lamtumirën e fundit, duke treguar mes tyre histori se si ajo ndikoi në jetën e tyre.

Shumë nga ata vlerësuan rolin e Rivera si Santana Lopez në ‘Glee’, duke thënë se portretizimi i saj i karakterit lezbike i frymëzoi ata në jetë.

Pa Glee, betohem se nuk do të isha këtu. Nuk do të isha gjallë”, ka thënë një fans.

Të pranishmit praktikuan distancën sociale teksa rreshtoheshin dhe prisnin mundësinë e tyre për të marrë mikrofonin te pjesa e rrethuar me lule, qirinj dhe kryqe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fansa naya riviera perkujtim fansa naya riviera perkujtim

Sondazh

Poll