Art&Argëtim

‘E humba ditëlindjen e saj’/ Pas daljes nga karantina, Nicole Kidman takon nënën e saj, aktorja: Kanë kaluar tet

3 Gusht 2020, 15:33 Nga DOSJA
‘E humba ditëlindjen e saj’/ Pas daljes nga karantina, Nicole

AUSTRALI– Koronavirus ka bërë që shumë njerëz të qëndrojnë për muaj të tërë në izolim, duke mos pasur kontakt me të afërmit e tyre që ndodhen larg tyre. Ky është dhe rasti i aktores amerikane Nicole Kidman.

Nicole është takuar me nënën e saj Janellen pas tetë muajve. Kjo e fundit ka qenë në karantinë në Australi, dhjetëramijëra kilometra larg nga Nicole që ndodhej në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Ndjenjë shumë e mirë të jem në gjendje ta përqafoj nënën time! Kanë kaluar tetë muaj…E humba ditëlindjen e saj të 80-të, por jam këtu tani. Të dua nënë”.

 

 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman) on

Kidman ka pasur një periudhë të vështirë gjatë izolimit, pasi lëndoi kyçin e këmbës gjatë një vrapit të mëngjesit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nena nicole kidman takim nena nicole kidman takim

Sondazh

Poll