Art&Argëtim

‘Quhen strija dhe jo celulit’, Sara Hoxha poston foto me bikini, sqaron ndjekësit në lidhje me ndryshimet që ka p

3 Gusht 2020, 15:47 Nga DOSJA
‘Quhen strija dhe jo celulit’, Sara Hoxha poston foto me bikini,

TIRANE-Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, sidomos tani që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pasi bënë me dije se janë në pritje të një vajze, Sara ka ndarë me ndjekësit e saj foto të ëmbla me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi Sara ka publikuar së fundi një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino.

Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që kanë nisur t’i formohen Sarës, pas shtimit në peshë.

Duket se ky postim është keqinterpretuar nga ndjekësit duke i quajtur strijat si celulit.
Ajo ka shpërndarë një tjetër foto në Instastory ku sqaron se ato quhen strija, jo celulit si dhe bën me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

”E para: Këto quhen strija dhe jo celulit! E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës. E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet.”-shkruan Sara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz celulit sara hoxha strija celulit sara hoxha strija

Sondazh

Poll