Sport

‘Nuk ndodh vetëm në futboll’/ Mbrojtësi i Tottenham flet për sulmet racore: Tani vetëm qesh! Jam mësuar…

3 Gusht 2020, 16:08 Nga DOSJA
‘Nuk ndodh vetëm në futboll’/ Mbrojtësi i Tottenham

BRITANI E MADHE-Mbrojtësi i Tottenham, Danny Rose gjatë një intervistë për mediat britanike tregoi se ishte përballur me racizmin në Angli. Ai ka deklaruar se është komentet raciste nuk i ka marrë vetëm nga qytetarët por edhe nga institucione shtetërore si policia apo transporti publik.

“Nuk ndodh vetëm në futboll. Javën e kaluar më ndaloi policia, kur isha duke shkuar për në Doncaster. Atje është dhe vendlindja im, por policia kishte një akuzë speciale për mua. ‘E kujt është kjo makinë?’ Ata kërkonin prova se si unë e kisha blerë makinën time si dhe çfarë po kërkoja unë në atë zonë. Kjo më ka ndodhur që kur unë isha 18-vjeç, pikërisht vitin e parë që unë mora lejen e drejtimit. Madje sa herë që policia më ndalon, unë vetëm qesh se e di shumë mirë se çfarë më pret.

Racizëm ka çdo ditë. Mua personalisht më ka ndodhur dhe në tren, ku unë kam patur çantë me vete. ‘A e di se ky këtu është klasi i parë?‘, më pyesin faturinot, por unë tashmë jam mësuar dhe vetëm i tregoj biletën”, përfundon Rose.

Rose e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 17-vjeçare me ekipin U-18, Leeds United dhe për momentin luan si mbrojtës i Tottenham dhe i ekipit kombëtar të Anglisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport danny rose sulme racore ne angli danny rose sulme racore ne angli

Sondazh

Poll