Aktualitet

Atentat taksistit 71-vjeçar në Prezë! U gjet pa jetë mbi një fuçi, i moshuari qëllua për vdekje nga një makinë në lë

3 Gusht 2020, 15:26 Nga DOSJA

TIRANË- Një 71-vjeçar me profesion taksist është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në kryqëzim të rrugës së Rinasit, pranë Fushë Prezës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Abudlla Budlla, i cili është gjetur pa shenja jete sipër një fuçie nga banorët e zonës.

Mësohet se viktima ka qenë brenda makinës së tij të punës, kur një telefonatë e ka bërë të dalë jashtë. Pikërisht në këtë moment, agresorët që qarkullonin me një makinë nga 3-4 metra distancë e kanë qëlluar të moshuarin me automatik duke e lënë të vdekur në vend. Ndaj të moshuarit është qëlluar 7-8 herë por në vendngjarje nuk ka pasur asnjë gëzhojë.  Nuk përjashtohet mundësia që agresorët pasi kanë qëlluar mbi të moshuarin të kenë dalë nga makina dhe të kenë mbledhur gëzhojat. 

71-vjeçari nuk kishte precedentë kriminale dhe nuk njihej si person problematik. E vetmja gjë e palilgjshme e të moshuarit ishte ushtrimi i profesionit të taksistit në “të zezë” duke transportuar banorët e fshatrave përreth.

I moshuari ishte baba i 3 djemve, 2 prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon gjithashtu taksist por në aeroportin e Rinasit. Trupi i tij është gjetur në afërsi të një servisi në zonën e Fushë-Prezës, dhe punonjësit e tij janë të vetmit që mund të japin detaje lidhur me autorët pasi në zonën ku ndodhi vrasja nuk ka asnjë kamera sigurie.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e ndonjë “shenje’ që mund të çojë tek kapja e autorëve. Në aksion është edhe Policia, e cila ka ngritur disa pika kontrolli në zonë. Deri më tani në Komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Ende nuk dihet nëse i moshuari ka qënë shënjestra e atentatit dhe nëse po cilat kanë qënë arsyet për eliminimin e tij. Deri më tani, Policia ka përjashtuar pistën se ndaj të moshuarit ishte tentuar një grabitje, pasi nga mjeti i tij nuk është konstatuar asgjë mangët. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abudlla budlla fushe preze te shtena me arme ne fushe preze vritet abudlla budlla abudlla budlla fushe preze te shtena me arme ne fushe preze vritet abudlla budlla

Sondazh

Poll