Aktualitet

PAMJET: Të maskuar dhe me armë në duar, efektivë të RENEA rrethojnë “Ora News”, qëndrojnë në ‘gatishmëri’ jash

3 Gusht 2020, 14:21 Nga DOSJA
PAMJET: Të maskuar dhe me armë në duar, efektivë të

TIRANË– Forca të shumta policie kanë zbarkuar në ambientet e televizionit “Ora News”, pas urdhrit të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.

Të maskuar dhe të armatosur, efektivët e Policisë qëndrojnë jashtë godinës së televizionit, ndërkohë që brenda vijon normalisht transmetimi i programacionit. Nuk dihet ende nësë pas sekuestrimit të pasurisë së Ndroqit, televizioni do të vijojë transmetimin.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi sot pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi

Sondazh

Poll